Udhetarë te nderuar me poshtë mund te lexoni rregullat e udhëtimit:
Rregullat e udhëtimit mund ti lexoni edhe duke klikuar këtu në formatin PDF.
Fertours / Rregullat e Udhëtimit
Shqip
Me blerjen e kësaj bilete udhëtari pranon kushtet e udhëtimit me “FERTOURS” dhe ate si vijon:
1. Kuponat e biletes mund të shkëputen vetëm nga punetorët e Fertours dhe Agjentet e shitjes.
2. Udhëtari duhet të bëjë rezervimin para udhëtimit. Udhëtarët me bileta kthyese duhet të bëjnë konfirmimin e udhëtimit 4 ditë para fillimit të udhëtimit në shtetin ku ndodhet, edhe nese udhëtari e ka të fiksuar datën e kthimit ne biletë.
3. Biletat në një drejtim vlejnë vetëm për datën e rezervuar të udhëtimit, ndërsa bileta kthyese vlen 6 muaj. Kërkesa për ulëse të veqantë nuk pranohet.
4. Nëse udhëtari prenë bilete kthyese dhe pas shfrytezimit te një drejtimi kërkon kthimin e te hollave për udhëtimin e dytë kjo kërkese nuk mund të realizohet.
5. Firma transportuese nuk merr përgjegjsine për valixhe të humbura ose të vjedhura në autobus përpos nëse udhëtari ka dëshmi që kjo ka ndodh nga personeli i autobusit.
6. Për dëmin e shkaktuar nga vonesa apo dështimi në udhëtim nuk marrim përgjegjësi.
7. Biletat e humbura ose të vjedhura nuk mund të zëvendesohen.
8. Udhëtari duhet ti plotësojë kushtet e udhëtimit me dokumentacion të rregullt dhe valid të udhëtimit.
9. Personeli I firmes ka të drejtë ti kontrolloje dokumentet e udhëtimit te udhëtarit, dhe nese udhëtari nuk i plotëson kushtet atherë udhetimi ndërpritet për udhëtarin në fjalë.
10. Nëse udhëtari gjatë udhëtimit ndalohet nga policia për shkaqe të ndryshme me fajin e tij të hollat e biletës nuk kthehen.
11. Tarifat e anulimit: Në vartësi te çmimit të biletes
a) deri 28 ditë para fillimit te udhëtimit FALAS
b) deri 15 dite para fillimit te udhetimit 50%
c) nga dita e 14 e deri më 2 ditë para udhաtimit 75%
d) një ditë para udhëtimit 90%